Mërgimtarët tanë të cilët po vijnë në Kosovë për pushime, si gjithmonë po përballen me pritje në kufi. Dhe kjo nuk ka ndryshuar as në këtë verë.
Me gjithë miratimin e Rezolutës në Kuvendin e Kosovës për heqjen e kontrolleve kufitare për diasporën, një pjesë e mërgimtarëve thonë se u janë nënshtruar atyre në të dyja anët. Ndërsa sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, kolonat nuk krijohen në territorin e Kosovës por në atë të Serbisë.
Kolonat e gjata në pikat kufitare që ndajnë Kosovën me Serbinë nuk shkaktohen si pasojë e pikë kontrolleve që operojnë këndej kufirit, por në territorin e Serbisë.