Frashër Krasniqi: Kjo është qeveria më anti-UÇK në historinë e vonë të Kosovës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashët Krasniqi, ka thënë të hënën se Qeveria Kurti është qeveria më anti-UÇK në historinë e Kosovës.

Ky koment i Krasniqit erdhi pasi protesta e veteranëve para Kuvendit të Kosovës ka eskaluar.

“Filloi me gjykim t’luftës për liri; vazhdoi me përjashtim t’luftëtarëve nga paga mjnimale. Sot me njësi speciale, dhunë e arrogancë përballë tyre”, ka shkruar Krasniqi. “Kjo është qeveria më anti-UÇK në historinë e vonë të Kosovës. Ështe qeveri në krye të së cilës kemi veteranin e rrejshëm që po i bën luftë speciale veteranëve të vërtetë”.
Veteranët po protestojnë për t’u përfshirë në pagën minimale, të cilën Qeveria synon ta rrisë në 250 euro.

Mirëpo, gjatë protestës veteranët tentuan të hynë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Më pas, njësitet policore e kanë rrethuar objektin e Qeverisë. /Express