FANTASTIKE/ Kosova edhe me një linjë të re ajrore

Gjatë ditës së sotme Kosovës iu shtua edhe një linjë e re ajrore me një shtet të Bashkimit Evropian, konkretisht Poloninë.

Në terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është inauguruar sot fluturimi i parë Varshavë-Prishtinë-Varshavë.

Përfaqësuesit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Polonisë kanë vlerësuar se hapja e linjës ajrore është e rëndësishme për fuqizimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes këtyre dy shteteve.

Szymon Szynkowski, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, theksoi se linja e re ajrore mundëson rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës.

Szynkowski shtoi se Polonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën për integrim në Bashkimin Evropian.