Britania njofton se do të japë viza pune, Ja kushti i vetëm të cilin duhet ta plotësoni

Britania do të ofrojë viza pune për të diplomuarit nga universitetet më të mira në botë në një zgjerim të sistemit të saj të imigracionit pas Brexit, i cili është krijuar për të tërhequr punëtorët “më të mirë dhe më të zgjuar”.

Pas daljes nga BE, Britania ka futur një sistem imigrimi të bazuar në pikë që rendit aplikantët që nga kualifikimet deri tek aftësitë e tyre gjuhësore në varësi të llojit të punës që u ofrohet.

Sipas skemës së shpallur, të diplomuarit me diplomë bachelor ose master nga 50 universitetet më të mira jashtë vendit mund të aplikojnë për një vizë pune dyvjeçare dhe do lejohen të sjellin me vete anëtarët e familjes. Ata që marrin doktoraturë mund të aplikojnë për vizë trevjeçare.

Qeveria ka deklaruar se aplikantët e suksesshëm do të jenë në gjendje të marrin viza punësimi afatgjatë. Ministri i financave, Rishi Sunak, tha se kjo do t’i mundësonte Britanisë të kthehet në një qendër ndërkombëtare për inovacionin, kreativitetin dhe sipërmarrjen.

Ne duam që bizneset e së nesërmes të ndërtohen këtu sot, prandaj u bëj thirrje studentëve të përfitojnë nga kjo mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar karrierën e tyre këtu.