Gazetari Berat Buzhala ka folur sonte lidhur me çështjen e përgjimeve të publikuara në Gazetën Nacionale, në mes tjerash edhe për 100 mijë eurot e përmendura nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, që sipas tij erdhën nga Sllovenia në llogari të Buzhalës.
Buzhala i ka mohuar këto akuza, duke ftuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, që t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat për të hetuar këtë çështje.
“Liburni po rren! Pse a po mendon që nuk më kishin thirr nëse do të ishte e vërtetë a? I bëj thirrje Xhelalit që t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat për të hetuar këtë çështje.”, tha Buzhala në Debat Plus.