Lajm i mirë për këdo që pickohet “barbarisht” nga mushkonjat!
Një hulumtim i ri i drejtuar nga shkencëtarët në University of Washington tregon se mushkonjat e zakonshme fluturuan drejt ngjyrave specifike, duke injoruar nuancat më të ftohta si: e gjelbër, vjollcë, blu dhe e bardhë.
“Mushkonjat duket se përdorin aromat për t’i ndihmuar të dallojnë ‘prenë’,” tha Jeffrey Riffell, një profesor i biologjisë në UW. “Kur nuhasin komponime specifike, si dioksidi i karbonit nga fryma jonë, kjo aromë stimulon sytë që të skanojnë për ngjyra specifike dhe modele të tjera vizuale… dhe të drejtohen drejt tyre.”
Sipas Riffell, tre janë elementët kryesorë që tërheqin mushkonjat: fryma jonë, djersa dhe temperatura e lëkurës. Në studimin e tyre, ata gjetën edhe një sinjal të katërt: ngjyra e kuqe, portokalli dhe e zeza.
Në eksperimentin e tyre, ata vendosën mushkonjat në një dhomë dhe vendosën pika me ngjyra, duar njeriu si edhe duar me doreza. Kur nuk stimulohej asnjë aromë, mushkonjat injoronin pikat në dhomë, pavarësisht ngjyrës.
Pas spërkatjes së dioksidit të karbonit, mushkonjat vazhdonin të injoronin ngjyrat jeshile, blu ose vjollcë, por fluturonin drejt portokallisë, të kuqes ose të zezës.
Riffell tha se të dish se cilat ngjyra tërheqin mushkonjat dhe cilat jo, mund të ndihmojë gjithashtu në krijimin e “kurtheve” dhe metodave të tjera për të mbajtur larg mushkonjat.