




Kryeministri Kurti në Bratisllavë i kërkon Sllovakisë njohjen e pavarësisë së Kosovës.Kryeministri Albin Kurti u takua me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Ivan Korçok, në forumin “GLOBSEC 2022” të shtunën. Kërkesa kryesore e Kurtit drejtuar Korçokut ishte që Sllovakia ta njohë Kosovën si shtet.
Përveç njohjes, Kurti përmes Twitterit bëri të ditur se me Korçokun diskutoi edhe për përafrimin e vendeve me të gjitha demokracitë e tjera për sanksionimin e pushtimit rus.





“Me Korçok diskutuam përafrimin e vendeve tona me të gjitha demokracitë e tjera për sanksionimin e Rusisë. Theksova nevojë që Sllovakia t’i bashkohet shumicës dërmuese të vendeve të BE-së dhe NATO-s në njohjen e Kosovës”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti po qëndron në Bratislavë që nga dita e premte, ku po merr pjesë në forumin “GLOBSEC 2022”.