Valon Syla ia publikon Donika Gërvallës fotografitë me Enver Hoxhën

Gazetari Valon Syla ia ka publikuar fotografitë me diktatorin Enver Hoxha Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvala-Schwarz, sa ishte fëmijë, teksa ka pasur akuza për të dhe kreun e ekzekutivit, Albin Kurtin.

Syla këto fotografi i ka postuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, derisa ka thënë se “marketing me fëmijë të familjeve patriotike” po bën edhe Kurti, shkruan Gazeta Express.

“Donika thotë se është anti komuniste, por në fakt, ishte në listë dhe përfitoi pozita nga komunisti i ri, apo neokomunisti Kurti. Kujt ti besojmë, komunistëve, apo anti-komunistëve?”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Në këtë foto dikur regjimi komunist i Enver Hoxhës bënte propagandë me fëmijët e patriotëve kosovar si Jusuf Gërvalla. Sot kjo vajzë është Ministre e Jashtme, Donika Gërrvalla Schwarz. Por loja me fëmijë sot spo ndalet. Me të po bënë marketing një lider i ri si Albin Kurti. Në esencë, politika kurrë su ndal duke bërë lojra me fëmijët e familjeve patriotike.

Donika thotë se është anti komuniste, por në fakt, ishte në listë dhe përfitoi pozita nga komunisti i ri, apo neokomunisti Kurti. Kujt ti besojmë, komunistëve, apo anti-komunistëve?

Enver Hoxha sigurisht e kishte marrë me zor, për fotografi. Ndërsa, Albin Kurti me vetëdije.