Ganimete Musliu: “i ka nja dy fjalë” për Liburn Aliun , ai duhet me shku në shpi!

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se ministri Liburn Aliu duhet të japë dorëheqje pas raportimeve në media.
“Liburn Aliu duhet me shku në shpi, me gjithë këto akuza që po i bëhen. Ai duhet me shku në shpi. S’ka kredibilitet”, ka thënë Musliu në T7.

Tutje, ajo tha se kryeministri Kurti s’duhet të pres fare që Aliu të japë dorëheqje, por që si kryeministër të marrë vendim dhe ta shkarkojë Aliun nga pozita e ministrit.

“Kurti duhet me pas guxim me i shkarku ministrat e k orruptuar”, ka deklaruar Musliu.