Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar shqiptarët e Kosovës për 14 vjetorin e Pavarësisë. Blinken thotë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Kosovës ndërsa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.Në urimin e tij Sekretari amerikan i Shtetit nënvizon se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pacenueshme kësisoj ndërtimi i institucioneve elastike demokratike dhe gjithëpërfshirëse që ofrojnë për të gjithë qytetarët kërkon këmbëngulje.
Një mesazh ka pasur dhe për rajonin. Sekretari amerikan shprehet se SHBA-të presin që Kosova me të drejtë të zërë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.
“Ritheksojmë mbështetjen tonë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si mënyrë për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke” thotë ai.