




Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në panelin “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022.
Ai ka folur rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe çështjen e Ballkanit të Hapur.
“Serbia nuk e njeh KRlMET e së kaluarës. Neve na ofendon kjo. 23 vite kemi pas ndërhyrjen e NATO-së në ish-Jugosllavi për të ndal GJEN0ClDln e Serbisë”, u shpreh ai.
Sipas Kurtit, Ballkani perëndimor është i hapur për NATO-në.





“Nuk besojë se duhet të hapmi për ndonjë ndërhyrje veri-lindore apo lindore. Mbështetemi shumë te procesi i Berlinit 2.0 me një nisje të freskët nga kancelari Shcolz. E mbështesim iniciatvienë e BE-së, por jo jashtë BE-së. Më duhet të them se as orientimi politik nuk i besojë atij grupi politikanësh që besojnë në Ballkanin e hapur. Presidenti i Serbisë kishte nisur këtë iniciativë. Ne e dimë shumë mirë që Serbia është me mardhënie më të mira me Rusinë se sa BE-në”, u shpreh Kurti.
Ndërsa, shefi i qeverisë kosovare foli edhe rreth kandidimit në Këshillin Evropian. “Presim përgjigje pozitive nga Këshilli i Evropës. Neve na duhet ndihma nga BE-ja”.