![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Dubovik të Deçanit ku nderoi heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Nënën Ajshe, për të vazhduar në vizitë në familje, te Hysen Gërvalla, vëllai i heronjve.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
“Baci Hysen barti mbi supe barrën e rëndë të familjeve atdhetare shqiptare, persekutimin, burgosjen e vrasjen e vëllezërve, por mbeti deri sot, shembull i rezistencës. Gjithashtu në Drenoc, në 24-vjetorin e rënies, nderuam Dëshmorët e Kombit Selmon Dukaj,
Ahmet Baqaj dhe Rexhep Mazrekaj, e në Irzniq Dëshmorin e Kombit Altin Haskaj. Respekti për ata që shkruan histori me sakrificën e gjakun e tyre është i përjetshëm”, ka shkruar ai në Facebook.