Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani, Salih Abazi, përmes një shkrmi në Facebook, është shprehur i zhgënjyer me qeveritarët e VV-së, të cilët sipas tij po e promovojnë flamurin e Kosovës, siç e quan Abazi “lara – lara”.
“Aktivistë të dashur të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mos u nënshtroni ndaj atyre që po promovojnë flamurin dhe ngjyrat lara-lara. Ngriteni zërin sa më shumë, sepse qeveritarët tanë kanë harruar tërësisht konceptin tonë. Së shpejti do t’i shohim të pshtjellur me lecken lara-lara!”, ka shkruar Abazi.
I pyetur nga një komentues se për kë qeveritar konkretisht e ka fjalën, Abazi ka replikuar duke e postuar një fotografi të Ministrit të Brenshëm, Xhelal Sveçla, i cili shihet me një fanelë të Kosovës në një takim të 1 qershorit me disa fëmijë – tifoz të basketbollit.
Për Abazin, ky flamur ka qenë i imponuar dhe mbetet i tillë.
“Çdokush që e promovon (flamurin e Kosovës) vepron kundër konceptit të Lëvizjes”, ka shkëmbyer komentet Abazi.