Krejt deputetët e VV’së, por edhe Kurti, e mbajnë nga një foto me Hashim Thaçin

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka komentuar fotografinë ku shihet Haki Abazi i LVV’së afër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

E ftuar në emisionin Frontal, Musliu ka thënë se të gjithë ata të LVV’së që e fyejnë Thaçin e bëjnë nga dëshira për të qenë si ai.

“E kam thënë edhe më herët; ABC e Vetëvendosjes është Hashim Thaci, këta vuajnë me qenë afër Hashim Thaçit kështu që më vjen mirë që ja paska dhënë këtë kënaqësi zoti Thaçit edhe Hakiut. Por jo vetëm ai, por të gjithë deputetët, ministra e zv.ministra që e shajnë e fyejnë e bëjnë nga dëshira për të qenë si ai por e kanë të pamundur, se historia një herë ta jep rastin”, ka thënë Musliu.

Deputetja e PDK’së, është e bindur se të gjithë në Vetëvendosje, përfshirë edhe Kurtin e mbajnë nga një fotografi me Hashim Thaçin.

“Unë jam i bindur se shumica e deputetëve të LVV-së e ka një foto me Hashim Thaçin dhe e kanë inspirim; edhe Albin Kurti. Ka me dal edhe nja ditë fotoja”, ka thënë Musliu në Frontal.