




Një qytetar tjetër ka denoncuar kompaninë turistike “Gmica Travel” për mashtrim. Insajderi raportoi gjatë ditës se disa qytetarë kanë deklaruar se kjo kompani turistike i ka mashtaru lidhur me një ofertë për shëtitje në Budva.
Ata thanë se paguan një ofertë 2-3 ditore për shëtitje në Budva. Paguan për një hotel me 4 yje. Por, kushtet nuk ishin ashtu siç u proklamuan nga kompania.
“Pershendetje , dashta me i tregu edhe disa informatat për Agjencionin Gmica , kam qen aty ku ka ndodh vendngjarja ,kemi hyp nautbus e jena nis gati me m’rri n’hotel na kanë tregu qe ka ndryshime te hotel princi 2 kena me shku se 1 i nxonun , kurse na kanë dergu me nje vile EDB , kushte katastrof pastaj , kan filluar konfliktet , na ka ofendu teper keq qaq qe edhe dojke me qu dor , ma ka drejtu doren te ftyra , mos i besoni agjencionit , na kan kercnu”, (sic) thotë ky dëshmitar.





Ky qytetar demanton edhe agjencionin “Gmica Travel” të cilët thanë për Insajderin se i kanë njoftuar paraprakisht udhëtarët për ndryshimet.
Në dekaraten e tij ai thotë se kjo nuk është e vërtetë.
“Edhe n’asni moment nuk na ka thon qe nese nuk ka vend ne hotel princ duhet me flejt n’villa. Jon sjell teper keq , sa disa udhtarve njeri prej shokve te agjencionit Gmica e ka kercnu mamin tem , zhag te shti ne autobus”, thotë ai.
Ekskluzive: “Kemi paguar për hotel me 4 yje në Budva. U mashtruam”, qytetarët denoncojnë kompaninë Gmica Travel
Ndërsa dëshmitari tjetër tha për Gazetën Insajderi se kishin paguar për hotel me 4 yje në Budva, ndërsa me të arrirë në hotel kanë pa që nuk i plotësonte kushtet për qëndrim.





“Kemi qenë 53 udhëtarë nuk kemi pranu me hy në ndërtesë, hoteli me 4 yje, Princ në Budva, pa kushte elementare, pa internet”, ka thënë njëri nga qytetarët për Insajderin.
Pas rezistimit të tyre për të hyrë në këtë hotel qytetari thotë se u kërcënuan nga pronari i “Gmica Travel”, që të futen në hotel.
“Përfaqësuesi i GmicaTravel, njëri prej pronareve qysh e kuptuam, kërcenojke udhëtarët hyni aty. Nuk pranuam me hy në atë objekt. Qëndruam 4 ore para objektit”, ka deklaruar njëri prej qytetarëve për Insajderin.





Një tjetër qytetar thotë se më pas u lajmërua edhe policia “Nuk pranuam me hy atë objekt, dikush e thirri policinë, e morën e mbajtën 40 min”, sqaron ai.
Pas krejt ndodhisë, qytetarët janë dërguar në një hotel tjetër. Por prapë janë shprehur të zhgënjyer me kushtet siç i quajnë ata ‘katastrofale’.
“Njerëzit ishin të lodhun s’kishin alternativë tjetër, pos me pranu me hy aty me kalu natën”, tha ai





Lidhur me rastin sipas qytetarëve në dijeni janë edhe Policia e Malit të Zi.
Të pyetur nëse u janë kthyer para, ata thanë që jo.
“Nuk pranuam as edhe një kërkim falje, s’keni çka boni tha, as me media as me institucione”, sqaron tjetri.