Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pyetur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe deputetët e LVV-së se çfarë zori kanë që po e vj edhin L igjin për zgjedhje dhe po e sjellin në Kuvend natën.Ai tha se është jashtëzakonisht i befasuar për të keq nga mënyra e punës së kësaj qeverie dhe potencoi se një mënyrë të tillë të punës e ku ndërshtojnë.
“Unë e kam një pyetje të sinqertë për kryeministrin Kurti dhe për ju dhe për deputetët e LVV, a mundeni me më tregu çfarë zori keni që po e vid hni këtë ligj e po e sillni natën, të premten në mbrëmje e nuk po e bini javën tjetër në procedurë të rregullt.Ai tha se një seancë e tillë do të kishte kuptim nëse do të ishte thirrur për të diskutuar rreth çështjes së energjisë elektrike apo për efektet e pa ndem isë.
Tregoni pash Zoti çfarë zori keni, ku po ju dhemb, një zor duhet me e pas. Nëse ju e keni atë zor jemi në gjendje me ju ndihmua nga ai zor, po mos
ia bëni këtë Kosovës, demokracisë së Kosovës, ju i dini procedurat për reformë zgjedhore, për li gjin për zgjedhjet, ju e dini që duhet të ketë një dakordim pozitë-opozitë për rregullat në zgjedhje.
Jam jashtëzakonisht i befasuar për të k eq me këtë mënyrë të punës së juaj. Ne e ku ndërshtojmë këtë mënyrë të punës dhe po ju siguroj që ne dëshirojmë çdo herë të jemi jo veç me diasporën po me të gjithë bashkëkombësit tanë që dëshirojnë me marr pjesë në zgjedhje t’ua lehtësojmë atyre. Por, nuk jemi që të dh u nohet demokracia e Kosovës në këtë mënyrë dhe sistemi demokratik që po e ndërtojmë së bashku”, tha Ramush Haradinaj.