Albert Dumont, historiani dhe albanologu francez, shokoi botën duke thënë në zë të lartë se “Në Evropë nuk ka racë më të lashtë se shqiptarët”.
Ai lindi në vitin 1842 dhe vdiq në 1884. Për të provuar teoritë e tij në terren, Albert Dumont ndërmori një udhëtim nëpër Shqipëri dhe Greqi, nga viti 1870 deri më 1871. Qëllimi pas këtij udhëtimi ishte për të studiuar ngjashmërinë e antikitetit grek me shqiptarët e malësisë së veriut.
Në këtë kuadër, ai botoi edhe librin “Balkani dhe Adriatiku” më 1875. Në këtë libër pasqyrohet origjina e shqiptarëve, tiparet e tyre dalluese, karakteri i veçantë, zakonet e rralla dhe gjendja ekonomike dhe shoqërore etj.
Në të njëjtin libër, Albert Dumont vë në dukje racën e pastër shqiptare; atij i bëjnë përshtypje në veçanti malësorët e Mirditës, Kelmendit e Kastriotit, ndërsa cekë traditat Iuftarake të tyre dhe nënvizon faktin se shumë shqiptarë u rreshtuan në ushtritë e mbretërisë franceze, angleze dhe gjermane.
Ai nuk lë pa përmendur edh rolin e shqiptarëve në revolucionin grek. Albert Dumont shkruan për shqiptarët se “Ky popull kaq i panjohur, ruan imazhin më të plotë, se çfarë ishin të parët e racës greke dhe latine, gjë që e meriton vëmendjen e historianit”
Albert Dumonti shkruan gjithashtu edhe për ndihmesën e shqiptarëve ne revulucionin grek.
Ky popull kaq i panjohur, – shkruan ai për shqiptarët , -ruan imazhin më të plotë se çfarë ishin të parët e racës greke e latine e kjo meriton vëmendjen e historianit…
Nuk ka në Evropë racë më të lashtë se shqiptarët
Nuk e dimë në mënyrë të saktë se në sa frymë përbëhet raca shqiptare. Përpjekjet e rralla për regjistrim që kanë nisur të bejnë turqit, i ndajnë përherë shtetasit sipas kriterit fetar.
Kështu almanaku zyrtar i Janinës, botuar më 1871, dhe që përmban – risi vërtet të çuditshme- një statistikë të pjesshme të pashallëkut të Epirit, me sa duket me sa duket nuk do që të pranojnë se krahina është e populluar nga grekë e nga shqiptarë.
Duke qënë se kjo racë shpesh është e përzier me popullsi sllave dhe helebe, dhe pëson me shpejtësi ndikimin e tyre, shpesh udhëtari e ka të pamundur të dallojë i sigurt doke dhe karaktere të ndryshuar brenda disa viteve.
Askush më mirë se Georg fon Han uk i ka kuptuar këto vështirësi. Ky dijetar që sapo humbëm, ia kishte kushtuar jetën e tij studimit të shqiptaëve.
Banoi për një kohë të gjatë në vendin e tyre, sidomos në Janinë dhe Skutari, më pas bëri udhëtime të shumta te gegët dhe toskët. Nga tërë kërkimet e tij, rezulton se raca shqiptare duhet të përllogarisë rreth një milion e tetëqind mijë frymë gjithsej.
Dhe prapë kjo përllogaritje bëhet mbi bazën e asaj popullsi që ndodhet brëndapërbrënda Shqipërisë së Epërme dhe të Poshtme, por në lindje ajo arrin gjer në kufijtë e Maqedonisë, në Dalmaci, pranë Zarës, mjaft fshatra banohen prej saj; statistika e sllavëvë të jugut, i vlerëson në 46.000 shqiptarë që jetojnë në zonat serbe dhe boshnjake.
Mbretëria helenike perllogarit 173.000, Italia jugore 85.000, që lanë vendin e tyre në shek. XVI.
Nuk ka në Evropë racë më të lashtë se shqiptarët. Asnjë dëshmi klasike nuk flet për epokën kur ata kanë ardhur në gadishullin e Ballkanit; kanë qënë të vendosur aty qëkur, shumë më përpara se pushtuesit sllavë të zbrisnin nga Danubi, pa dyshim që kanë qënë aty shumë shekuj më parë…
Shqiptari ka një dallushmëri të përkryer, kokë e vogël, hundën fine, syrin e gjallë, çelur si bajame, qafën të gjatë, trupin të dobët, këmët e gjata dhe të shkathëta, që të kujton tipin e parë të grekut, ashtu siç paraqet skulptura arkaike në mermerët e Eginesë…
Deri edhe te veshja që të kujton lashtësinë. Fustanella e bardhë sjell ndër mend si duhej të ishte e pala, që nga brezi, dollakët e gjatë që mbështillnin këmbët deri në gjunjë janë knemide të kohëve heroike.
Veshja nuk është e fryrë dhe valëvitëse si në kohën e bukur greke, por shihet fare mirë në vazot e stilit të lashtë se helenët e dikurshëm nuk kishin në këtë pikë zakonet e bashkohësëve të Perikliut…
Pikërisht në Shqipëri duhet kërkuar sot shpjegimi i kostumeve më të lashta helenike.
Midis fiseve të ndryshme të Shqipërisë nuk ka lidhje. Ato flasin dialekte pak të ndryshme, kanë emër të përbashët, bashkohen kundër armikut të huaj.
Në kohë paqeje, secili prej tyre rri i mëvetësuarnë mallin e vet. Vendi është i ndarë në klane që administrohen sipas dëshirës, ose më mirë që jetojnë sipas dëshirës, ngaqë fjala “administrohen” nuk shkon në këtë rast.
Asnjë organizim nuk është më i thjeshtë, pleqtë apo plakat merren me çështjet e rralla që mund të paraqiten, për shembull për kohën kur çohen bagëtitë në kullotë, për ndarjen e këtyre kullotave, për mosmarrveshjet me klanin fqinj, zënkat midis dy banorëve etj.
Nuk ka ligj të shkruar, apo rregull të vendosur… Kështu ka ndoshur edhe në Greqinë primitive, ku qeverisësit e çdo fisi quheshin pleq…
Kur krerët shqiptarë mblidhen në këtë mënyrë për të marrë një vendim krijojnë atë çka quhet rrethi i gjakut rrethi i gjakut.
Në të shumtën e rasteve, nuk është e nevojshme të zgjidhen krerë të rinj; por kur përmbahen armët dhe vendoset për një ekspeditë të largët, duhet zgjedhur një prijës i autoritetit të madh.
Në jetën e një klani të vogël, ideja e principatës s’ka pse ekziston; ajo lind vetiu, sa herë që shëipatarët kanë dashur të ndërmarrin një veprim të përbashkët.
Veçse këto veprime kanë qenë gjithnjë afatshkurtra, pa bërë të mundur që mbretërimi të institucionalizohet.