Një shtresë asfalti që përthith ujin në sasi të mëdha.
Duket se kjo është zgjidhja për përmbytjet veçanërisht në qytetet e mëdha, kur rrebeshet e papritura i kthejnë rrugët në lumenj.
Ky lloj asfalti quhet Top Mix dhe është prodhuar në Britaninë e Madhe. Kompania që ka prodhuar këtë material, Lafarge Tarmac, thotë se ai mund të përthitë 600 litra ujë për metër katror në një kohë brenda 60 sekondash.
Në videon e mëposhtme shihet se si mbi një sipërfaqe të tillë derdhen 4 mijë litra ujë, por brenda pak sekondash ai thahet tërësisht.