Bakllava ndër gatimet tradicionale më të preferuara për festa.
Hyla Hakaj në Prishtinë, merret me gatimin e Bakllavasë që 17 vite.
Ajo tregon për RTV Dukagjinin se kërkesat e kryeqytetasve për bakllavatë e saja janë të papërballueshme, sidomos gjatë festave të Bajramit.
“Biznesin e kam filluar pas luftës. Çdo herë kërkesa për bakllava ka ardhur duke u ngritur, dhe tani nuk po mundem me iu përgjigj kërkesave, e sidomos atyre për Bajrame”, shprehet Hyla Hakaj, përcjell Telegrafi.
Vetëm për një festë, Hakaj i gatuan rreth 300 bakllava, por ajo thotë se gatimi i kësaj të fundit nuk është punë e lehtë.
“Nuk është procedurë e lehtë bërja e një bakllave. Vetëm pjekja merr katër orë kohë, pastaj sherbeti do një përkushtim të shtuar”.
Hadije Ajvazi që punon në këtë lokal për shumë vite tregon angazhimin që duhet për përgatitjen e një bakllave.
“Bakllava merr kohë. Një bakllavë për ta bërë duhen dy punëtore të angazhohen për një orë ose një orë e gjysmë”, shprehet punëtorja e ëmbëltores. /Telegrafi