![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Tani mund të themi me plot gojën: “Ç’nuk na kanë parë sytë!” Një bebe 8-muajshe që mban frymën dhe zhytet poshtë ujit, ishte çudia që ndodhi përpara kamerave të “Edicionit Veror” në ABC Neës.
Edhe pse vetëm 8 muajsh, Francis i ka fituar tashmë reflekset e duhura që mund ta nxjerrin nga situata në rast rreziku. Mamaja e tij, Fixhi, shpjegoi për “Edicionin Veror” se qëllimi i saj, nuk ka qenë thjesht t’i mësojë notin, por ta mësojë të jetë i pavarur në çdo lloj situate.
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
“Dua që Francis të ketë besim tek vetja, që të mos ketë frikë as në ujë, pasi uji është i rrezikshëm. Nëse ia del në ujë, mund t’ia dalësh kudo tjetër.” Por, si lindi ideja e saj për t’i dhënë të birit leksione serioze për notin, edhe pse në javët e para të jetës? E gjitha nisi kur ai ishte fare i vogël; vetëm 3-javësh!
“Nese shikojmë në Youtube, ka plot video bebesh që i lëshojnë në ujë. Gjithmonë thoja me vete: “Uau, sa të zotë këta fëmijë. Si ia bëjnë? Si ia dalin?”, tregoi Fixhi. “Shtysa e parë në fakt, ka qenë im shoq. Kur lindi djali tha se do ishte mirë ta mësonim me not.”
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
![](https://i.imgur.com/F3zLHMB.jpg)
“Mora edhe një trajnim personal, sesi të trajnosh bebet në ujë. Normalisht, sepse më duhet të mësoja çdo gjë. Edhe ndihmën e shpejtë në rast rreziku.”
Dhe mesa duket, Fixhi është e vendosur t’i trashëgojë Francis-it guximin e vet, pasi nuk ka frikë nëse në të ardhmen, ai do të kërkojë të merret me aktivitete akoma më ekstreme.
“Hedhja me parashutë ka qenë një ndër ëndrrat e mia, kështu që meqë mami nuk e bëri, le ta bëjë djali, pse jo edhe gjëra më të rrezikshme se ajo. Eksperiencat e rrezikshme janë më të bukurat. Absolutisht nuk kam frikë. Kam besim tek djali im.”