Greqi- Po afron stina e verës. Por duket se çmimet do të jenë tejet të kripura sivjet.
Një denoncim i një turisteje amerikane e cila kishte vizituar ishullin e fashmën Grek Mykonos të njohur për çmimet e kripura, ka bërë xhiron e mediave greke.
Ajo kishte denoncuar publikisht çmimin prej 600€ për një racion këmbësh gaforreje dhe dy koktelje në një restorant të ishullit. Amerikania i kishte dërguar Protothema.gr me foto, pjatën nga restoranti në ishullin luksoz.
Ajo pretendon se kamarieri i kishte thënë se koktejlet kushtonin 25€ por nuk ia kishte sjellë faturën e printuar të darkës. Turistja thotë se stafi i restorantit i kanë mbajtur një bakshish prej 78€, pa miratimin e saj.
“Më thanë se i kisha borxh 600 euro për dy kokteje dhe një pjesë të këmbëve të gaforreve dhe më pas pashë faturën që kishin ngarkuar 520 euro dhe pjesën tjetër e kishin marrë si bakshish, pa më thënë”, i tha ajo agjentit të udhëtimit që kishte organizuar udhëtimin dhe akomodimin në Mykonos.