




Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Islami, parmes një postimi në Facebook, ka shkruar për kryeministrit Albin Kurtin, i cili ishte pjesëmarrës në festivalin e filmit në Kanë të Francës.
Islami thotë se me Kurtin njihet nga fëmijëria, ndërsa habitet me ata që po i pengon qytetërimi i tij. Sipas tij, shumica janë katundarë dhe deri sot kemi pas edhe udhëheqës katundarë. Me Albinin njihemi nga femëria, dhe siç e dini ka shumë gjëra që nuk pajtohem me të, por ka edhe shumë gjëra për të cilat e çmoj!





Po me habit shumë që po ju pengon qytetërimi i tij, sepse shumica jem katunar dhe deri sot kemi pas udhëheqës vetëm katunar!
Nisja mësonu se nuk shkon tanë jeta me katunarizma!