




Turqia pret që Suedia dhe Finlanda të ndalojnë “mbështetjen ndaj terrorizmit” në mënyrë që të marrin mbështetjen e Ankarasë për anëtarësimin në NATO. Kështu tha ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.
Dy shtetet nordike dërguan javën e kaluar zyrtarisht kërkesën për t’u bërë pjesë e aleancës, por për këtë duhet të japin miratimin të 30 shtetet. Qeveria shqiptare kaloi dje protokollet e anëtarësimit të të dyja shteteve, të cilat do të duhet të ratifikohen në Parlament.





Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, doli që në fillim kundër anëtarësimit të të dy shteteve, pasi i akuzon se kanë përkrahur anëtarë të PKK, Partisë së Punës së Kurdistanit dhe të Fetullah Gulen, të cilët Turqia i quan organizata terrosite që kanë organizuar grushtin e dështuar të shtetit të vitit 2016.
“Dy shtetet duhet të marrin hapa konkretë sa i përket shqetësimeve të Turqisë. Duhet të ndërpresin mbështetjen që i japin terrorizmit”, tha Çavuşoğlu./A2CNN