Momenti kur Fatmir Limaj e shpartallon analistin pro Vetëvendosje në emision live (Video)

Kryetari i Nismës Sociale Demokrate, Fatmir Limaj i është vërsulur ashpër analistit me  qëndrime pro-Vetëvendosje, Blerim Gashi. Kjo përgjatë një debat televiziv që shkonte live, transmeton Periskopi.

Përderisa Gashi kishte nxitur debat lidhur me disa procese gjatë kohës sa ishte Fatmir Limaj, ku përmendet edhe Aeroporti i Prishtinës, kreu i Nismës u nervozua fort duke i thënë se s’ka informacione.

‘’Shumë keni shpifë. Keni folë gjëra të pavërteta. Ti lidhje s’ki çka ka ndodh në aeroport. Ti lidhje s’ki çka ka ndodh në autostradë. Ti ke lexuar një portal, edhe s’di më tutje’’, tha Limaj.

Shihni videon: