




Ngjyra e dhëmbëve, siç e dinë të gjithë, ndikohet nga faktorë të ndryshëm, si kafeja, vera e kuqe dhe duhani. Këto janë arsyet më të njohura që “ndotin” dhëmbët, duke lënë një ngjyrë të shëmtuar dhe më të errët me kalimin e kohës. Megjithatë, ka disa shkaqe të tjera, të cilat mund të mos i dini.





Disa situata mund të jenë përgjegjëse për konsumimin e smaltit të dhëmbëve dhe buzëqeshja juaj mund të mos jetë aq e ndritshme sa do të dëshironit. Një shembull tipik është një pije. Nuk është gjë tjetër veçse limonada.
Kjo pije mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve për shkak të kombinimit të acidit citrik dhe sheqerit. Pra, kur smalti konsumohet, shfaqet shtresa tjetër, e cila është dentina dhe ka një ngjyrë të verdhë.