Ky lëng ndihmon në djegien e kalorive dhe ushqen trupin tuaj me vitamina dhe minerale. Përveç kësaj, majdanozi përmirëson tretjen dhe largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi.
Përbërësit:
disa fije majdanoz,
1 limon
dhe ujë (1,5 litër).
Majdanozin preni në pjesë të imëta (më së miri në blender), shtrydhni lëngun nga limoni dhe përzieni me ujë.
Lëngun duhet ta pini çdo mëngjes në stomak të zbrazur, për vetëm 5 ditë, e pastaj bëni pauzë prej 10 ditëve. Ky lëng ndihmon në djegien e kalorive, ushqen trupin tuaj me vitamina dhe minerale dhe i mundëson atij për ti hedhur të gjitha toksinat, transmeton Femina.al.
Nëse ky lëng është variantë e mërzitshme për ju, majdanozin dhe limonin e shtrydhur vendosni në jogurt (me 0% yndyrë). Lëngu me ujë është më efektiv, por ju mund të ndryshoni atë dhe ta konsumoni me jogurt. Shija e lëngut mund të ndryshohet ashtu që ju munt të shtoni më tepër limon ose majdanoz varësisht prej asaj se çfarë shije parapëlqeni, pra më të koncentruar me limon ose më pak.
Për gjatë këtyre 5 ditëve zvogëlojeni konsumimin e yndyrnave dhe sheqernave nga ushqimi juaj, me qëllim që rezultatet të jenë edhe më të suksesshme.