




Rama pas finales: Shqipëria la përshtypje fantastike në të gjithë Evropën.Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se Shqipëria ka lënë përshtypje fantastike në sytë e Evropës me organizimin e finales së Ligës së Konferencës në Tiranë.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan që nata e së mërkurës të jetë një eurombrëmje.





Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Evropës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, në finalen e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” u ballafaquan Roma dhe Feynordi. Skuadra italiane triumfoi me rezultat minimal 1-0. Realizues i golit ishte Nicolo Zaniolo në minutën e 33-të.