![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
I shumëpërfoluri Nexhat Krasniqi është shkarkuar nga pozita që ai mbante në Ministrinë e Infrastrukturës.
Merret vesh se ministri Liburn Aliu ka marrë vendim për shkarkimin e Krasniqit nga pozita e shefit të prokurimit në këtë ministri.
Përpos Krasniqit, nga pozita e tij është larguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Izedin Bytyqi.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Siç merr vesh gazeta vendimi për largimin e tij është për shkak të skadimit të mandatit si u.d i Sekretari të Përgjithshëm të Ministrisë.
Dyshja Krasniqi dhe Bytyqi edhe në vitin 2021 ishin larguar nga Ministria e Infrastrukturës me vendim të atëkohë Ministrit Arban Abrashi, por “befasishëm” pas pak ditësh ishin kthyer ne pune pas një vendimi kontravers te Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Krasniqi ka qenë një kohë të gjatë shef i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës (dikur njihej edhe si Ministria e Transportit dhe Postë Telekomit).
Shkarkimi i Krasniqit nga pozita që mbante në Ministri ishte kërkuar disa herë nga opozita. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj akuzonte ministrin Aliu për bashkëpunim me një njeri që dikur e kishte akuzuar për korrupsion.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, që tani ushtrojnë pozitën e ministrave e kishin quajtur Krasniqin si ‘baba i tenderëve’ e ‘kuopla e KRlMlT’.
Ndërkaq, Izedin Bytyqi para se se të ushtrojë funksionin e sekretarit në MIA, ka shërbyer edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në kohën kur ministria udhëhiqej nga Arban Abrashi.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Bytyqi ishte dënuar më 2012 nga Gjykata e Lartë për Kundërvajtje për shkak se e kishte shkelur Ligjin për Deklarimin e Pasurisë. /Reporteri