“S’ka vend te ne”, BE i mbyll derën Serbisë pasi refuzoi ndëshkimin e Putinit

Qëndrimi neutral i Aleksandër Vuçiq për të mos ndëshkuar presidentin rus Vladimir Putin për luftën që po bën në Ukrainë, si duket i ka kushtuar Serbisë.

Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me jashtë, Card Bildt përmes një postimi në rrjete sociale ka shkruar se me qëndrimin e saj Serbia u skualifikua nga anëtarësimi në BE.

“Me këtë qëndrim serbia de facto u skualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk duhet të ketë vend për anëtarët e rinj që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore”, shkruan ai.