Policia e Shtetit Shqiptar e dobët para TIFOZËVE/ Pritet ndihmë nga Policia e Kosovës

Trazirat e shkaktuara nga provokimi i tifozerisë së Feyenoord nga ana e bashkisë Tiranë me posterin e Mourinhos, trajnerit të Romës në krye të Universitetit të Tiranës, kanë bërë që Policia e Shtetit shqiptar të ndihet e dobët para tifozerive të dy skuadrave.

Incidente të shumta u shënuan mbrëmjen e djeshme mes policisë shqiptare dhe tifozëve të Feyenoord ku 9 efektivë mbetën të plagososur. Në përleshjet fizike u përdorën shishe qelqi, e gurë ndërkohë që nuk munguan as armët e ftohta.

Mësohet se Policia e Elbasanit i ka ardhur në ndihmë asaj të Tiranës dhe jo vetëm, teka efektivët bashkiakë e të PSH janë mobilizuar për ditën e sotme.

Policia e Elbasanit ka dërguar një autobus me efektivë policie në Tiranë, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Sipas burimeve për mediat, 50 efektivë të Policisë së Kosovës do i bashkohen po ashtu efektivëve në Tiranë.

Si asnjëherë më parë, në terren do të zbarkojnë 2500 efektivë policie.