E frikshme! Finalja e ‘Conference League’ në Tiranë, gazetari del me paralajmërimin e fortë

Gazetari i sportit Ervin Baku ka komentuar finalen e Conference League, mes ekipit holandez Feyenoord dhe atij italian të Romës, e cila është e 17-ta e ndjekur prej tij.

Ai thotë se sot Tirana është kryeqyteti europian i futbollit dhe të gjithë sytë dhe veshët do i ketë në Tiranë.

“Për Romën është arritje, pasi ka qenë në finale në vitin 1984 dhe e ka humbur. Feyenoord ka fituar Champions Leage dhe Europë League, nëse e fiton dhe këtë bëhet skuadra e parë që fiton të trija.

Po ashtu dhe Murinho. Finalja është finale 50 me 50, por Tirana e ka fituar këtë finale se do jetë brand i përjetshëm Tirana 2022, finalja e Conferece League.

Uroj që futbolli që është magjik, uroj që stadiumet të jenë plot dhe për kampionatin shqiptar, pasi përjashto derbin janë thuajse bosh. Futbolli në fund të fundit bashkon.”, tha ai.

Gazetari paralajmëroi se mund të ketë trazira mbrëmjen e sotme në Tiranë.

“Të gjithë aktorët që janë pjesë e kësaj finaleje, do jetë notë për Shqipërinë. Nëse gjithçka shkon mirë, në vitet e ardhshme mund të kemi finale tjetër të Conference League apo Europa League.

Të gjitha incidentet i kam pritur! Çfarë prisni, të vijnë në lokalet tona dhe të kërkojnë akullore me tre shije. Uroj mos të ketë viktima, trazira do ketë.

Uroj të ketë sa më pak rrëmuja, mos të ketë viktima dhe gjithçka të shkoj mirë.”, tha ai

Baku deklaroi se nuk ka asnjë lloj rezultati, pasi mundësitë janë të barabarta, ndërsa nënvizoi se e rëndësishme është që Tirana e fitoi finalen me organizimin e saj.