E harroi Valbonën! G-Bani bën deklaratën e papritur për një tjetër banore: Kur e shikoj, fikem

G Bani ka bërë një deklaratë për Danjen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke treguar hapur pëlqimin e tij për të.

Teksa bisedonte me Rozanën, ai u shpreh se nuk mund të fokusohej kur e shikonte dhe dëgjonte zërin e saj.

“Jo e admiroj, por e adhuroj. Ç’fokusohem kur e shikoj dhe kur ia dëgjoj zërin.

Paraqitja, veshja, klasi… kur e shikoj fikem,” – tha ai, duke lënë të kuptohet se ka një dobësi të madhe për Danjen.

G Bani shtoi se pikërisht për këtë arsye ka preferuar të flasë hapur dhe të thotë çfarë mendon.

“Ngaqë është kështu situata, e kam lënë t’i japë gojës. Ka thënë epitetet, ka thënë fjalë, mendova se do reflektojë,” – u shpreh ai.