Pse ndodhi sherri me Arlind Qorin? Rrëfehet Adriatik Lapaj

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube ishte kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj. Ai ka folur dhe për sherrin që pati me grupin e Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit.
-Sipas sondazhit tonë, ju nuk jeni më i pari. Ja u ka marrë dikush tjetër kreun. Mund të jetë perofrmaca te Fevziu që ja u mori skenën, apo përplasja fizike?

Kjo është qasja që ju keni.

-Po të rinjtë po sillen si të vjetrit…

Nuk kam ardhur të merrem me thashetheme.

-Ti përgjigju skeptikëve. Ka nga ata që kritikuan qasjen te protesta që mund ta zgjidhnit ndryshe se dhatë një frymë të vjetër.

Ju si vëzhguese çfarë qasje keni?

-Unë dua versionin tënd. Krahu tjetër pretendon se do i merrnit protagonzimin.

A jeni ju që thoni pe nuk bashkoheni? Unë i kam shtrirë prej 8 muajsh dorën e bashkëpunimit. A është fakt? Vullneti qytetar që kërkon që të rinjtë të bëhen bashkë përballë klasës që ka marrë peng vendin, a është fakt?

-Nuk po më jep versionin tat?

Adiratik Lapaj ka marrë n konsiderata mendimin qytetar dhe u ka shtirë dorën kolegëve. Dora e bashkëpunimit ka qenë e shtrirë dhe vijmë te dita në fjalë?

-Marrim të mirëqenë se gabimin e ka bërë pala tjetër. Ajo që ndodhi, nuk e shmangnit dot të bënit atë vizualitet?

Kërkova të flisja nuk më lanë. Në kaudër të bashëkpunimit unë dhe ne e çuam dhe në fazën tjetër. Në datën në fjalë ishte thirrur një protestë nga dy grupime për oficerin që ra nga pallati. Në rrjetet sociale të të dyja lëvizjeve është lënë protesta thuajse në të njëjtën orë. Shqipëria Bëhet ka njoftuar marshim nga sheshi Skënderbej te Ministra e Brendshme. Nga ana tjetër, një lëvizje tjetër paska marrë leje në të njëjtin vend. Nuk duhej dhënë leje në të njëjtin vend. Duke parë këtë çështje në rrjetet sociale dhe për të mos u fshehur kemi angazhuar zonjushën Edon Haklaj për të kontaktuar me lëvizjen e tyre, duke u kërkuar bashkërendim në aktivitet që kishte si akuzë punonjësin e policisë. U mor një përgjigje e thatë që nuk ishte bashkëpunuese. I është kërkuar të koordinojë mbi foninë, folësit, etj., u mor përgjigjja që në këtë vend e bëjmë ne. Për të mos hyrë te ai konflikti i zakonshëm, ne thamë nuk ka problem. Për të mos bërë një shëmti që dy grupeve protestonin njëri këtu e 50 metra më tutje. Ne thamë po mblidhemi këtu dhe po u shkojmë të bashkohemi. U mblodhëm te sheshi dhe marshuam te ministria. Kur shkuam aty gjetëm një numër të caktuar qytetarësh, të cilët na duartrokitën që u bashkuat. Shkuam aty. Duke qenë se nuk morëm një mesazh si do mbahej fjala. Respektuam fjalën e drejtuesit të tyre, i cili po fliste. Pasi mbaroi fjalën zotëria, kur flet drejtuesi i një lëvizje, flet normalisht dhe drejtuesi i lëvizjes tjetër. Shkova të marr mikrofonin, pasi e dëgjuam zotërinë. Shkova të marr fjalën për të dhënë një mesazh bashkëpunimi. Aty nuk mu dha mikrofoni. Qëndrova jo më shumë se 1 minutë, ku kam kërkuar të flas. Nuk mu dha mikrofoni. Nuk shkuam për zallamahira dhe kam marrë njerëzit duke ikur në një vend tjetër me shijen e keqe që nuk u pasqyra një sjellje demokratike.