Ky është ish- ushtari i UÇK-së që mbrëmë u plagos në uniformën e Policisë së Kosovës

Mbrëmë në qytetin e Skënderajt mbeten të pl’agosur dy policë të Kosovës.

Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci janë emrat e dy zyrtarëve policor që mbeten të plagosur mbrëmë rreth mesnatës.

Smakiqi është polici i cili gjatë luftës kishte veshur edhe uniformën e UÇK-së, dhe ishte një ushtar i dallur me kontributin e tij.

I dyshuar për rastin është ish-nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe disa familjarë të tij.

Incidenti raportohet të ketë filluar mes dy djemve të tij nga Policia e Kosovës të cilëve i ishte shqiptuar një tiketë trafiku. Sherri kishte filluar me shfaqjen e ish-deputetit dhe dyshohet se të përfshirë në konflikt, ishin edhe të djemtë e tij.

Policia e Kosovës bënë të ditur se njëri nga policët është i plagosour me armë zj’arri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. “Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deri tani dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim.

Policia e Kosovës tashmë është vënë në lëvizje që të arrestohen të dyshuarit, të cilët kishin qëlluar me armë zj’arri drejt zyrtarëve policorë, si dhe njëherësh, i kishin rrahur ata.