“T’a ha…”/ Gjesti në dush, ngacmime mes banorit dhe Eglit: Po dua me të pas vetëm shok…

Gjesti dhe Egli herë pas here ngacmojnë njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Edhe pse mundohen që të qëndrojnë larg, sërish përfundojnë bashkë duke bërë batuta mes tyre.

E kështu ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Teksa këngëtari ka qenë duke bërë dush, pranë tij ka shkuar banorja.

Kjo e fundit i kishte gjetur mikrofonin dhe i thotë se ‘edhe numrin e dinte’.

Ndërkohë Gjesti i kthehet ‘t’a ha qoshen e buzës’. Në momentin që Egli largohet ai e thërret dhe i dërgon puthje me dorë dhe ajo ia kthen njësoj.
Ajo afrohet sërish dhe bën një zemër te xhami i dushit dhe thotë: “Po dua me të pas vetëm shok. Me nejt vetëm shok, ok? Me bërë vetëm biseda si shokë”, e qeshin që të dy.

“Kemi me u përla sot në prime”, ia pret Gjesti: “Kam një bindje që kemi me u përla”.

“Unë nuk kam nerva me u përla. Veç mos më hajde pas prime me u pajtuar”, i thotë Egli dhe ai i përgjigjet: “Jo”.

Pjesë nga biseda:

Egli: E kishe 23, edhe numrin e mikrofonit t’a di

Gjesti: Ti?

Egli: Po

Gjesti: E mban mend?

Egli: Se di pse e mbajta mend, se di ku e kam parë

Gjesti: T’a ha qoshen e buzës

Egli: Sa budalla je, idiot