Në “PressingShow”, u komentuan kandidatët për kryeministër, e për kandidatin e LDK-së Lumir Abdixhiku u tha se “pamja e tij mund të ndikojë që të votohet nga gratë”.
Xheraldina Rexhepi dhe Afërdita Paqarada, përmendën disa tipare profesionale të Abdixhikut, përfshirë edhe shkollimin, dhe punën e tij si ministër i Infrastrukturës.
Por, thanë se tek votuesit, sidomos te gratë ndikon edhe pjesa sesi duket ai.
“Lumiri ka predispozita me u bë kryeministër, edhe për faktin se duket mirë. Gjysma e popullatës janë gra, dhe e ka filozofinë e votimeve edhe pjesa e vet, se gratë kanë qef meshkujt e bukur me i votu”, ka thënë – Xheraldina Rexhepi.
Të njëjtën përshtypje e kishte edhe Afërdita Paqarada.
“Mendoj që Lumiri normal që duket bukur, por ai kujdeset për veten – e njerëzit që kujdeen për veten, kanë me u kujdes edhe për tjerët ashtu e shoh edhe unë”, ka thënë Paqarada. /Gazeta Express