Shkon të pijë diçka në Durrës, Pushuesi nga Kosova nuk i’u beson syve, habitet nga fatura

Një shqiptar i Kosovës kishte shkuar për pushime në Durrës së bashku me disa miq ditën e sotme. Ata u ulën në një lokal në plazhin e Durrësit dhe porositën tre birra. Por kur u erdhi fatura ata mbetën të habitur pasi një kriko birrë ishte faturuar 8 mijë lekë të vjetra. Për tre kriko ata kanë paguar 24 mijë lekë të vjetra. Qytetarët kanë kontaktuar me redaksinë e Joq Albania dhe kanë shprehur se këto çmime nuk janë normale.

Gjithmonë e më tepër qytetarët d enoncojnë a buzimet me çmimet që ndodhin në zonat turistike por duket se askush nga autoritetet nuk bën diçka për të penguar a buzimin dhe për të rikthyer turistët të cilët kohët e fundit preferojnë më mirë të pushojnë jashtë sesa në Shqipëri.