Pas daljes nga BBVK, edhe Drenusha kthehët në fanse e ”flakët” e Gjestit

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi, ka tërhequr vëmendjen e publikut me ndryshimin e saj të dukshëm në qëndrim ndaj ish-bashkëlojtarit të saj, Gjestit.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK, Drenusha e kishte kritikuar vazhdimisht Gjestin, duke e vënë në pikëpyetje sjelljen e tij në lojë dhe veçanërisht lidhjen e tij me Xhenetën.

“E kam parë që shpesh ky mundohet me e nënçmu Xhenetën”, pati deklaruar në një prime Drenusha për artistin nga Peja.

Megjithatë, pas daljes së saj nga shtëpia dhe pas hyrjes së Gjestit në Big Brother VIP Albania, duket se Drenusha ka ndryshuar mendimin rreth Gjestit, duke u rreshtuar si një fanse.

Sipas saj, tani ajo e mbështet Gjestin dhe e vlerëson si lojtar, duke folur mirë për të në deklaratat e saj publike.

Në një intervistë në T7, ajo deklaroi se shpreson që Gjesti ta fitoj BBVA dhe se e kishte kuptuar brenda shtëpisë për famën që ai kishte.

”Sa ishim brenda e pata kuptuar për famën, kjo pasi ato grimerët vinin me fiongo në kokë, ashtu si i vendoste Gjesti, ai në fillim kur hyri nuk kishte lojë, por më kohën e mësoi”, shtoi Latifi në T7.