U tha që janë ndarë, partnerja e këngëtarit bënë REAGIMIN E PAPRITUR pas lajmeve që qarkulluan në rrjet (Foto)

Në media është përfolur për një ndarje të mundshme mes çiftit të njohur Lumi B dhe bashkëshortja e tij Miranda.

Burimet për “Prive”, bënë me dije se çifti nuk jetonin më së bashku, pasi reperi është zhvendosur në shtëpinë e prindërve të tij.

Mesa duket këto lajme nuk janë të vërteta, pasi bashkëshortja e tij, Miranda ka reaguar në lidhje me

këtë çështje duke i përgenjështruar. Ajo ka ndarë një video në “Instagram” duke zgjuar Lumin nga gjumi duke hedhur kështu poshtë çdo aludim mbi lidhjen e tyre.

‘Qishtu po thojnë‘- shkruan ajo përkrah postimit, duke e shoqëruar edhe me një emoji që qesh.

E mesa duket, mes çiftit nuk ekziston asnjë krizë dhe po vazhdojnë jetën e tyre të lumtur.