Gazetari Berat Buzhala e ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, gjatë katër vjetëve.
Buzhala tha se Kurti për të vetmen gjë që do të mbahet mend ai është lufta ndaj mediave.
“Qofshim ne edhe njerëzit më të korruptuar. A harxhohen more 50 për qind të votave”, tha Buzhala në Klan Kosova.
Ai theksoi se lideri i VV-së dhe partia e tij nuk bënë asgjë në drejtim të bashkimit me Shqipërinë, kauzë me të cilën erdhën në pushtet.