Gjatë natës së sotme përplasje të forta kanë ndodhur mes dy banoreve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Bëhet fjalë për Rozana Radi dhe Gerta Gixhari, ku gjatë gjithë javës kanë patur debate të shumta dhe të forta.
Edhe pse debatet bëhen gjithmonë në “kuadër të lojës”, shpesh herë banoret e prekin njëra-tjetrën në pikat e tyre më të forta. Gjëja që e ka lënduar më shumë Rozanën në debatin e tyre është për faktin se banorja i përmendi pjesën e mëmësisë.
“Jam nënë e dy fëmijëve dhe kam atë që nuk e ke ti“, i ka thënë Gerta.
E ndërsa gjatë përballjes së sotme, artistja e lënduar thotë se ka tentuar të bëhet nënë, por nuk ja ka arritur, ku shprehet se më shumë ka qëndruar në dyert e spitaleve për ta arritur atë.
Pjesë nga debati i tyre:
Rozana: Ka shumë vajza si puna ime, ti nuk e di sa herë kam qenë para dyerve të spitalit për të pasur atë fëmijë.
Gerta: Kartën e fëmijës e hape ti! Nuk dua të dëgjoj historinë e Rozanës, të shkojë te dhoma e rrëfimit. Nuk dua ta di, nuk duhet të manipulojë me këtë gjë.