Xheneta: Gjesti s’më shkroi letër, ndoshta është kthyer tek ish e dashura!

Leo dhe Xheneta kanë diskutuar për partnerët e dytë dhe lidhjet e krijuara në Big Brother VIP Kosova.

Lela dhe Gjesti ishin temë e diskutimit mes tyre teksa të dy janë jashtë shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’.

Xheneta u shpreh me shqetësim që ende nuk ka marrë asnjë mesazh nga Gjesti gjë që e ka shtyre të mendoj se i njëjti është kthyer tek ish e dashura e tij.

“Në prezantim kam thënë që po hy single e po më duket që prapë du me dalë single, po më duket se Gjesti është kthyer tek ex-i i tij”, u shpreh Xheneta.

“Edhe unë po mendoj që është kthy tek ajo se edhe në shtëpi shumë shpesh e ka përmend”, tha Leo.