KERKOHET PERJASHTIMI MENJEHERE… “Unë ty ta ha”, çfarë ndodhi mes G-Banit dhe Aldos pak minuta me pare…

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet dhe debatet janë bërë një pjesë e përditshme e jetës së banorëve.

Duket se nuk ka një ditë të qetë mes tyre, dhe gjithçka shpërthen shpesh herë që në mëngjes.

Një tjetër moment i nxehtë ka ndodhur pak minuta më parë, ku G-Bani dhe Aldo u përfshinë në një debat të ashpër, i cili shpejt kaloi në përdorimin e epitetëve.

G-Bani e ka quajtur Aldon “gjarpër” dhe më pas “zhapik”, një lloj ofendimi që ka shtuar edhe më shumë tensionin mes dy banorëve. Kjo ka sjellë një kundërpërgjigje të ashpër nga Aldo, i cili ka shprehur se ka duruar shumë nga G-Bani dhe ka theksuar se ai është një person tjetër kur është i qetë, por tani nuk mund ta tolerojë më.

Si pasojë e kësaj përplasjeje verbale, Aldo ka sugjeruar një ring boksi për t’u ndeshur me G-Banin brenda rregullave, duke u bazuar rreth veprimeve të fundit të G-Banit ndaj Gjestit disa netë më parë.

Ky propozim ka sjellë një reagim të fortë nga G-Bani, i cili është revoltuar dhe i ka thënë Aldos:

Unë ty ta ha zemrën…

Ky debat mes G-Banit dhe Aldos nuk dukej se do të mbaronte shpejt, pasi tensioni ishte në nivele të larta dhe situata mes tyre ishte shumë e nxehtë. Të gjithë banorët dhe ndjekësit e spektaklit po e ndjekin me interes zhvillimin e ngjarjeve, duke pritur të shohin se si do të zhvillohet kjo përplasje më pas.

NDerkoh ne rrjet kan vershuar komentet qe G Bani duhet te perjashtohe Menjeher.