Një fëmijë gjashtëvjeçar është dërguar në një institucion përkatës që prej datës 24 maj, pas deklaratave që e akuzonin të atin. Prindërit janë unikë dhe thonë se babai (ndihmës infermier) e trajtoi djalin e tij të bërë synet vetëm me një krem shërues
“Babi po më prek `bilbilin`”. Kjo deklaratë e bërë nga një fëmijë gjashtëvjear te një mësuese më 17 maj, alarmoi një shkollë në malet Neuchâtelit, e më pas edhe autoritetet. Fëmija i konfirmoi deklaratat e tij në një brigadë të specializuar policie. Sipas tij, rastet kanë ndodhur në sallonin e banesës. Më 24 maj rreth mesditës, teksa tezja e tyre nga babai priste djalin dhe motrën e tij të madhe para shkollës, u shfaq vetëm motra e madhe e cila po qante me lot. Nga gjykata ishte marr një masë superprovizore: gjatë paradites 6-vjeçari është dërguar në një institucion, ku edhe jeton prej atëherë.
Ndaj babait është hapur procedimi penal. 30-vjeçari është ndaluar për 24 orë. Ai u tha hetuesve se fëmija ishte bërë synet në verën e vitit 2021 në Kosovë. “Djali im kishte një plagë që po i shërohej më ngadalë. Për disa muaj, e lyeja me një krem. Bëra një akt mjekësor siç ndodh të bëj me pacientët si pjesë e punës sime si kujdestar. Nuk ka pasur asnjë kontakt as me mua dhe as me nënën për të verifikuar besueshmërinë e deklaratave. Jemi të tronditur”, akuzon prindi familjar.
Të intervistuar nga policia, nëna dhe kunata raportojnë se jetojnë me kosovarin dhe dy fëmijët. Banesa ndodhet në një pronë familjare me tre kate. Në pallat banojnë dy vëllezërit e kosovarit dhe familjet e tyre si dhe gjyshja, e cila banon në katin përdhes, shkruan “20 Minutes“. Të dyja gratë e përshkruajnë si një prind të dashur. Pasi plaga e djalit të ishte shëruar në fillim të këtij viti, të gjithë fëmijët në ndërtesë do të kishin pasur lijën në pranverë. “Unë u kujdesa për vajzën tonë dhe për babin e djalit”, thotë gruaja e proceduar për kërcënime ndaj mësueses që ka bërë kallëzimin. “Rastin e kuptova në punë dhe u trondita”, ka reaguar pastruesja.
Avokati i babait i shumëfishon letrat drejtuar policisë, autoritetit të mbrojtjes së fëmijëve dhe prokurorit përgjegjës për aspektin penal, transmeton portali Shtegu. Kërkon më shumë zell. “Gjërat duhet të ecin më shpejt. Një familje po shkatërrohet. Në përfundim të procedurës do të kërkoj dëmshpërblim për dëmtimin moral.
Me kërkesë të autoriteteve, një raport mjekësor u përpilua dy ditë pas vendosjes nga rrjeti spitalor Neuchâtel. Sipas raportit, në zonën anale të djalit “nuk ka ënjtje, hematomë apo plagë”. Sa i përket synetisë, ai është “pa shenjë superinfeksioni”. Nga ana tjetër, fëmijës gjashtëvjeçar i është zbuluar një hematomë në shpinë. Ai thotë se “rrahet rregullisht nga një kushëri dhjetëvjeçar”. Asgjë alarmante, thotë nëna. “Djemtë që zihen, kjo ndodh në çdo familje”.