Pasi Gjesti tregoi vështirësi që kishin në familje, reagon motra e tij

Gjatë qëndrimit të tij në ‘Big Brother VIP Kosova’ Gjesti kishte rrëfyer për vështirësitë në jetën e tij.

Nga varfëria e deri tek mosmarrëveshjet në familje Gjesti është shprehur “Me babain nuk e kam pasur një raport shumë të mirë, ka ndodh dikush edhe ka tentuar me na bo keq, me magjia, kush ka shpirt t’i bëjë këto gjëra nuk e di. Babai nuk më donte mua, babai nuk e donte nënën, motra babain, pat shkuar lëmsh familja, kem tu u mbyt me njëri-tjetrin familja”, shkruan “Kosovarja”.

Ndërsa nuk shkoi shumë erdhi edhe reagimi i motrës së tij, ajo në ‘Tik-tok’ ka shkruar “Çdo njeri në jetën e vet ka pas probleme as një njeri nuk është perfekt, babi fjalët e tjerëve nuk mujke me i përballu ashtu ishte edhe reagimi i tij, ne jemi krenar me ty”.

Postimi i plotë: