Olluri për Kurtin: E goditi Hotin për “razumem”, a Mimoza i ka thanë “zemlak e brate” Radojçiqit e Simiqit

Gazetari Parim Olluri duke iu referuar fjalimit goditës të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ndaj deputetit të LDK-së, Avdullah Hotit se “i ka thënë ‘razumem’ Vuçiqit”, tha se shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimzoa Kusari-Lila i ka thënë “zemlak dhe brate” Millan Radojçiqit dhe Sllavko Simiqit.

Kjo referuar përgjimeve që kishte botuar gazeta Nacionale ku Mimoza Kusari-Lilza bashkëbisedonte me Raodjçiqin për t’u koordinuar për çështje votimi në Kuvend të Kosovës për disa pika si paga minimale dhe zgjedhja e një gjyqtari të kushtetueses.

“Këtu shihen që ka panikë të madhe, krejt tubimet i kanë me dritë të nalta – s’guxojnë se shihen që janë më pak. P’i projektojnë terr që mu dok më shumë. p.sh e godasin Hotin për “razumem” e i kanë thënë vetë “zemljak e brate” Radojçiqit dhe Simiqit”, tha Olluri në “Pressing”.