Analisti Nexhmedin Spahiu ka kritikuar sloganet e partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se shumica e sloganeve të parive politike janë të kopjuara.
“Interesi i Albinit është me tregu që ka bërë cep me cep, mandej edhe këto sloganet janë krejt të kopjuara, ne në Kosovë nuk themi ‘cep me cep’, themi ‘qosh me qosh’ e dyta një slogan tjetër e kishin marrë nga Mali i Zi, pra krejt të kopjuara, krejt plagjiatë”, ka thënë Spahiu.