Olluri për Vetëvendosjen: Mbrojtja n’heshtje është taktikë e hajnave të mëdhenj

Gazetari, Parim Olluri, ka folur rreth bojkotit të Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj televizioneve si T7, Klan Kosova dhe Dukagjini, duke thënë se është “mbrotje në heshtje e hajnave të mëdhenj”.

Ai në “Pressing” ka thënë se pushteti frikësohet se në studio do të pyetet për korrupsionin.

Sipas tij, pushteti është i njohur tashmë “vetëm hajnat”.

“Kjo mbrojtja në heshtje është aktikë e hajnave të mëdhenj, ata që shquhen për hajni të mëdha mbrohen në heshtje”.

“Po frikësohen që në studio kanë me iu bë pyetje për korrupsionin që është zhvillu gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”, ka thënë ai.