Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë një super lajm për Kosovën.
Përmes një postimi në facebook, ajo tregon se Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.
Ajo shkruan se ky është investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës.
Postimi i plotë i ministres Artane Rizvanolli:
Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! 🇺🇸
Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin tonë energjetik.
Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata! 🇽🇰 🇺🇸