Çështja e deklaratave të bëra vite më parë nga ministri i Financave, Hekuran Murati javëve të fundit u bë temë diskutimi.
Mirëpo, sot ministri Murati kërkoi falje duke thënë se gjuha e përdorur në atë kohë ishte e gabuar.
Tutje ai u shpreh se i përkulet sakrificës së dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, shkruan Zeri.info.
Lidhur me këtë kërkimfalje ka reaguar edhe analisti Xhevdet Pozhari, i cili ka thënë se përveç Muratit, falje duhet të kërkojnë edhe ata që janë pasuruar në emër të UÇK-së.
“Tash masi ministri Hekuran Murati paska kërkuar falje për gjuhen e përdorur, është mirë të dalin të kërkojnë falje edhe ata që janë pasuruar nga politika t’u u thirr në emër të UÇK-së”, shkroi Pozhari.